“24 vjeç. Kam qeshur shumë së fundmi. Faleminderit për urimet për ditëlindje… e emocionuar për vitin që kam përpara! Ju dua shumë”, shkruan Dua Lipa në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar disa foto nga mbrëmja magjike që ka kaluar me shoqet e saj me rastin e 24-vjetorit. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka darkuar me mikeshat e saj të ngushta në një restorant në Los Anxhelos, për të festuar ditën e rëndësishme.
Më parë, ajo është fotografuar në Malibu, duke bërë sërf dhe duke shkëmbyer puthje me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, modelin 20-vjeçar, vëllain e Bella dhe Gigi Hadid. Ata kanë bërë publike vetëm së fundmi historinë e tyre, por nuk lënë çast pa treguar se sa të lidhur janë me njëri-tjetrin.