Sport De Jong, mesfushori më i mirë i Champions League

De Jong, mesfushori më i mirë i Champions League

Frenkie De Jong është shpallur nga UEFA si mesfushori më i mirë i Champions League për sezonin 2018-2019.

Holandezi i Barcelonës shkëlqeu me Ajax gjatë sezonit të kaluar, duke arritur me këtë skuadër deri në gjysmëfinalet e Champions League, pasi eliminuan në rrugëtimin e tyre ekipe si Real Madrid dhe Juventus.

Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Jordan Henderson (Liverpool) dhe Christian Eriksen (Tottenham).