Bota Arabia Saudite ndërhyn në tekstet shkollore: Osmanët, pushtuesit tanë

Arabia Saudite ndërhyn në tekstet shkollore: Osmanët, pushtuesit tanë

Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite ka bërë me dije nismën për modifikimin e disa teksteve shkollore sa i përket aspekteve historike të sundimit të Perandorisë Osmane.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ministrisë, kurikulat shkollore përmbanin informacione historike të cilat “në shumë forma” nuk paraqesin të vërtetën.

Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, tani tekstet shkollore do të zëvendësojnë shprehjen “Kalifat Osman” me “Okupim Osman”.

Njoftimi vijon me kritikat se tekstet e tanishme “minimizonin” dëmet që ka shkaktuar Perandoria Osmane ndaj botës Islame dhe vendeve të Gjirit arab në përgjithësi.

Sipas atyre që do shfaqen në tekstet e përmirësuara, nxënësit sauditë në të ardhmen do të mësojnë për “dhunën osmane kundër arabëve të Gjirit”.

Princi Sattam bin Halid Ali Saud, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, uroi Ministrinë e Arsimit me fjalët: “Ky është një gëzim për secilin nga qytetarët tanë…”.

Në tekstet e reja, në mësimin mbi një betejë midis osmanëve dhe shtetit të parë saudit, osmanët portretizohen si pushtues. Mësimi tregon se këta të fundit ishin mundur dhe pësuan humbje të mëdha përballë “forcave heroike saudite”.

Ky detaj i reformës po ndodh përballë tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Gazetari saudit Salman Aldosari shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe askush nuk mund ta mohojë dhunën osmane në Gadishullin Arabik. Kurrikula e re dokumentoi atë që mungon për brezat. Është koha për të dokumentuar në detaje pushtimin otoman”.

Ndërsa disa përdorues të mediave sociale kanë kritikuar këtë, siç  e kanë quajtur, “zbulim për shtetit osman”, e të tjerë kanë shprehur kënaqësi që programi arsimor i reformuar po fshin një trashëgimi perandorake islame.

Ky zhvillim pasqyron tensionin në rritje mes Turqisë dhe Saudisë, që prej rastin “Khashoggy”.

Dy hapësirat përcjellin dhe fërkime historike, të cilat kanë të bëjnë me rolin e tyre prej lidershipi në botën islame.