Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia thotë se rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri Eljus Thartori 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë gazetari i RTV Ora në Vlorë, Edi Ruçi na raporton se në banesë ka pasur edhe shpërthim me lëndë plasëse, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Policia po mbledh pamjet nga kamerat e bizneseve për të bërë të mundur gjetjen e autoreve të ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.