Është publikuar trajleri më i ri i filmit “Bad Boys For Life”, i cili do të dalë në kinema në vitin 2020.
Will Smith dhe Martin Lawrence do vijnë sërish në rolet e tyre si dy policë në Majami.
Këtë herë, Marcus Burnertt (i luajtur nga Lawrence) është një inspektor në Polici, ndërsa Mike Lowery (i luajtur nga Smith) po kalon një krizë të moshës së mesme.
Ata bashkohen kur një mercenar shqiptar, të cilit i kanë vrarë të vëllain, u premton një bonus të rëndësishëm.
Nuk jepen më shumë detaje, por trajleri premton se do të jetë një film fantistik.
“Bad Boys For Life” vjen 25 vite pas filmit të parë (1995) dhe 17 vite pas filmit të dytë (2003).