Deklarata se në 7 qershor ka marrë informacion sekret për djegien e Parlamentit, e ka vënë në pikëpyetje rolin e presidentit ditët e fundit.
I pyetur se si e trajtoi këtë informacion dhe a iu drejtua organeve kompetente, Meta tha sot se s’mund të tregojë më tepër në respekt të ligjit.
“Deputetët kanë dërguar një kërkesë në presidencë për t’u njohur me këtë informacion dhe Presidenca po ndjek hapat për t’ua vënë në dispozicion” – tha Ilir Meta duke iu referuar anëtarëve të komisionit hetimor për të.