Boris Johnson u zotua sot se do ta çlirojë Britaninë nga “zinxhirët” e BE-së, si Hulku i Pamposhtur.
Kryeministri u zotua se do të injorojë votimin e Dhomës së Përfaqësuesve për vonimin e Brexit nëse negociatat prishen, duke shtuar: “Hulk sa më shumë nevrikoset, aq më i fortë bëhet”.
Deklaratat e kryeministrit britanik vinë përpara bisedimeve të ashpra me shefin e Brukselit, Jean-Claude Juncker.
Ka pasur një optimizëm se ekipi negociues i Britanisë është në prag të një përparimi në prapavijë.
Boris i tha Mail të dielën: “Bruce Banner mund të jetë i detyruar të rrijë në zinxhirë, por kur provokohet ai do të çlirohet prej tyre.”
“Hulk shpëtonte gjithnjë, pavarësisht sa fort ishte i lidhur dhe ky është rasti për këtë vend. Ne do të dalim në 31 tetor dhe do ta përfundojmë. Unë mendoj se do të arrijmë atje. Do të flas me Jean-Claude për mënyrën se si do ta bëjmë.
Unë jam shumë i sigurt. Kur e mora këtë punë të gjithë thoshin se nuk mund të ketë asnjë ndryshim në Marrëveshjen e Tërheqjes, ishte e pandryshueshme, marrëveshjet me të cilat Mbretëria e Bashkuar u mbajt e mbyllur në BE përherë, por jo dikush mund ta ndryshojë atë. Ata tashmë janë larguar nga kjo dhe siç e dini po zhvillohet një bisedë shumë, shumë e mirë për të adresuar çështjet e kufirit të Irlandës Veriore”, shtoi Johnson.