Mbetet e rrethuar me mister vjedhja e tualetit prej floriri të artistit italian Maurizio Cattelan, nga shtëpia ku lindi Uinston Cërcill, në pallatin Blenheim, një rezidencë monumentale në Oksfordshajër, në juglindje të Anglisë.
Sipas shumë kritikëve, ka qenë një shaka e vetë artistit, por ky i fundit përgënjeshtron: “Unë nuk kam gisht”. Ndërkohë, policia ka lënë të lirë një 66 vjecar që ishte arrestuar pikërisht për vjedhjen e veprës.
Kjo e fundit quhet Amerika, dhe është një prej veprave më të famshme dhe kontraverse të artistit nga Padova. Tualeti është i larë në ar 18 karatësh. Ai është bërë në fakt i famshëm pasi iu ofrua Donald Trump për të arreduar Shtëpinë e bardhë.
Sipas burimeve, vjedhja ka qenë shumë e shpejtë. Hajdutët kanë kapërcyer kangjellat e rezidencës, kanë çmontuar vc-në, që ishte e instaluar dhe funksionale, për të dalë më pas nga dritarja dhe për tu larguar duke bërë madje edhe që të kishte përmbytje në pallat.
Autori i ka bërë apel hajdutëve që të mos e shkrijnë arin me të cilin është realizuar vepra e që peshon në total 103 kg. Le ta instalojnë në shtëpi dhe të më shkruajnë nëse duan instruksione se si përdoret një tualet floriri.