Sport Migjen Basha firmos me klubin australian

Migjen Basha firmos me klubin australian

Ish-mesfushori i Shqipërisë Migjen Basha ka firmosur për dy sezone te skuadra australiane Melbourne Victory. Pasi u largua nga Aris dhe njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, 32-vjeçari do të provojë kështu një aventurë të re në kontinentin e largët. Ai bëhet shqiptari i dytë që luan me këtë klub, pas Besart Berishës. Basha ka luajtur 33 ndeshje me Shqipërinë, e fundit në qershor të këtij viti në kualifikueset e Euro 2020.

Trajneri i Melbourne Victory, Marco Kurz, shprehu kënaqësinë që mori në skuadër një lojtar me kaq përvojë. “Jam shumë i lumtur që një lojtar i tillë vjen te ne. Besoj se do të jetë një lider i fortë në këtë grup”, tha Kurz.

Basha e nisi karrierën ën Zvicër para se të kalonte në Itali, ku spikati veçanërisht te Torino.