Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip “BMW”, në Tiranë.
Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti”, ndërsa viktima është identifikuar se është shtetasi me iniciale R. B.,38 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
“Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak”,- informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.