Politika Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak në Durrës/ Sako “kunjë” kryetarit të...

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak në Durrës/ Sako “kunjë” kryetarit të qarkut

Mbledhja e Këshillit bashkiak në Durrës është zhvilluar me debate. Kryebashkiakja Valbona Sako, në mbledhje tha se kishte rezerva për kryetarin e qarkut Durrës pasi sipas saj nuk ishte angazhuar sa duhet në rastin e tërmetit.

“Keqardhje që këtu bën sikur qan hallet e njerëzve”,tha ajo.

Kryetarja Sako pasi u miratuan 9 pikat e rendit të ditës, kërkoi të fuste në rend dite edhe kërkesën për një fond shtesë për rikonstrukturimin e
godinës se bashkisë, gjë që sipas saj është e nevojshme pasi ka patur dëmtime nga tërmeti.

Por këtu ka reaguar menjëherë kryetari i këshillit bashkiak duke refuzuar kërkesën e duke deklaruar të mbyllur takimin.