Gazetari i l Le Iene, Taulant Kopliku në një lidhje direkte në emisionin Open i cili ishte në kampin Al-Hol ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp, tha se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.
“Kampi Al Hol ishte një ferr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre ështe edhe një kamp i tjetër me 35 mije vetë. Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë”, tha ai.
Gazetari Taulant Kopliku është shprehur se interesimi në Itali ka qenë shumë i madh
“Do të ju them diçka por duhet të jemi të rezervuar, jo vetëm nga politika por edhe nga njerëz të artit dhe kulturës italiane ka pasur interesim për fëmijën”.
Vasili: A mund të na thuash ndonjë emër?
Gazetari: “Jo e kam të pamundur që të them emër. Këto personazhe kanë vendosur që të bëjnë vullnetarizëm nga ana financiare, por këtu nuk bëhet fjalë për financa.
Përmendëm italianët, por nuk përmendëm shqiptarët, ka me dhjetëra telefonata si shqiptarë në Itali si në Shqipëri që pyesin nëse munden të bëjnë diçka. Me ne shpresojmë që qeveria të jetë duke punuar underground, por me ne nuk ka pasur asnjë komunikim”.