Kryesore Një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë në PE, çfarë pritet të ndodhë...

Një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë në PE, çfarë pritet të ndodhë të enjten

Ditën e enjte më 24 tetor, Parlamenti Evropian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Këtë e vendosën deputetet në seancën e sotme në PE pas një votimi duke ngritur dorën, raporton ANSA.

“Diskutimi për deklaratat e Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mbyllet me një rezolutë që do të votohet ditën e enjte nga PE-ja”, saktësoi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Shumica e vendeve anëtare nuk duan të humbin kohë, ndërsa i tremben faktit që moshapja e negociatave për dy shtetet ballkanike, mund të ndikojë në uljen e besueshmërisë dhe ndikimit të unionit në rajon.