Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen sot, sipas një deklarate që dha kryeministri shqiptar në emisionin “Opinion” në Klan.
Në pyetjen pse deri më tani nuk ishin takuar, Rama tha se takimi do të ndodhë për sot, sipas një agjende të tyre të përbashkët.
Ai ka thënë se e pret me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit Kurtin dhe se pret që të fillojnë punën dhe bashkëpunimet.
Sa u përket marrëveshjeve të përbashkëta mes dy vendeve, Rama tha se ato nuk ishin të shkëlqyera, por jo edhe të dështuara.