Politika Meta për Ramën: Po të ishte më i përgjegjshëm, negociatat do i...

Meta për Ramën: Po të ishte më i përgjegjshëm, negociatat do i merrnim

Në një intervistë dhënë drejtorit të informacionit të News 24, Robert Rakipllari, presidenti Ilir Meta ka komentuar refuzimin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë. Sipas Metës, do të ishte naive të prisnim dorëheqjen e kryeministrit, që po të kishte treguar 1% të përgjegjshmërisë së homologut maqedonas, sot negociatat do të ishin çelur.

Gjithashtu, presidenti i quan deklaratat e Ramës pjesë të “një fushate demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës. Për Metën zgjidhja e krizës që po përjeton Shqipëria, është tek zbatimi i kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. Presidenti flet edhe për raportin e komisionit të Venecias dhe reformën në drejtësi.

“Nëse do të prisnim një reflektim nga kryeministri sot mendoj se do të ishim naiv. Për arsye se nëse do të kishte ndjerë 1/100 të përgjegjësisë që ka ndjerë Zaev, që për mua është viktimë dhe jo përgjegjës. Besoj se qëndrimet e mija kanë qenë mjaft të qarta dhe projekte të vendosja dhe sistemike për të evituar një vendimmarrje të tillë. Duke krijuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dy palët.

Në mënyrë të veçantë nga qeveria për të reflektuar me qëllim në radhë të parë të organizmit të zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse në 13 tetor. Por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shansin e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile në 18 tetor. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi premtova dhe një dekoratë.

Në kushtet e vlerësimit tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme, të shtuara, negative, përkeqësuese. Në raport kjo të paktën me një vit më parë ishte evidente, natyrisht që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në BE”, thotë Meta.