Një atentat ka ndodhur në Shkozet të Durrësit ku kanë mbetur të plagosur tre persona, një nga të cilët prokurori Arjan Ndoj.
Personat e tjerë të plagosur janë Landi Muharremi ose siç njihet me emrin zyrtar Aleksandër Laho 48 vjeç ku sëbashku me prokurorin janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa personi i tretë është Andi Maloku 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Maloku është shoferi i prokurorit.