Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Raduloviç dha sot dorëheqjen pas publikimit në një stacion televiziv të një videoje, ku dy inspektorë janë të përfshirë në një aferë korrupsioni.
Kjo është hera e parë që një çështje korrupsioni çon në dorëheqjen e një ministri në këtë vend të vogël të Ballkanit.
“Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqet, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetëror”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi.
Video, publikuar dje në mbrëmje nga TV Vijesti, tregon dy funksionarët që diskutojnë për një ryshfet, për të lejuar një biznesmen të vazhdojë punën, të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati.
Ministri, i ardhur në qeveri në vitin 2016 shpjegoi për median se një procedurë disiplinore ishte ndërmarrë kundër dy inspektorëve para publikimit të kësaj videoje.
Mali i Zi që po negocion për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./ATSH/