Aktualitet Telefonata dëshpëruese e Alvinit me të atin: Këtu nuk më lënë të...

Telefonata dëshpëruese e Alvinit me të atin: Këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mami vishet si ninxha

Nga sot Alvin Berisha nisi një jetë të re, teksa u largua nga kampi famëkeq i Sirisë, ku qëndronte i burgosur, pasi nëna e tij donte ta bënte një luftëtar xhihadist.

Mëngjesin e sotëm, vogëlushi shqiptar u bashkua me babain, i cili nuk reshtin së e kërkuari dhe dy motrat e tij.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp autoritetet italiane, ato siriane, ku ishte i pranishëm po ashtu edhe ministri shqiptar i Brendshëm, Sandë Lleshaj dhanë detaje nga operacioni i shpëtimit, rruga që ndoqi Alvini nga kampi Al Hol për të mbërritur këtë mëngjes në aeroportin e Romës.

Alberto Nobili, prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorit Publik të Milanos, e quajti një histori të bukur kthimin e Alvinit, ndërsa ndau një detaj prekës. “Kjo është çështja e parë në Evropë, e një jetimi në teatrot e luftës, që u kthye në shtëpinë e tij. Nga përgjimet e telefonatave më kujtohet kjo klithmë e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij:’Këtu nuk më lënë që të shkoj në shkollë, mami vishet si një ninxha’. Është sikur të thoshte: Ti e di babi. Unë përfundova në një botë surrealiste “. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka kaq shumë fëmijë të tjerë për të shpëtuar”, tha ai.

“Në 40 vjet është hera e parë që zhvilloj një konferencë për shtyp, dhe shoh vetëm buzëqeshje dhe fytyra të lumtura“, përmbledh gjenerali Giuseppe Spina, i Shërbimit (ndërhyrjeve) të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Alvin është emri i një shprese, nga sot në botë. Ne kemi treguar se ne si humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo vetëm: vetëm nëse ekzistojnë vullnetet e qeverive që bashkohen. Si në këtë rast. Dhe jam i sigurt se kjo do të sjellë fryte të mira“, tha Francesco Rocca, presidenti i lëvizjeve ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Alvin do të kthehet në Barzago, qyteti ku ai lindi dhe ku jetoi me babanë, motrat dhe nënën e tij, Valbona, para se kjo e fundit ta dërgonte në Siri. Alvin u detyrua t’i thoshte lamtumirë shkollës, të ndryshonte emrin e tij, atje quhej Jusuf, të harronte italishten dhe të fliste vetëm arabisht.