A keni qenë ndonjëherë në aeroplan dhe keni pyetur veten se çfarë do të ndodhte nëse dikush nga pasagjerët vdes? Çdo vit, më shumë se 3.6 miliardë njerëz fluturojnë nëpër botë, që do të thotë se një ndodhi e tillë është herë pas here e pashmangshme.
Falë njerëzve që kanë qenë dëshmitarë të këtyre skenave, ne gjithashtu dimë se çfarë ndodh në raste të tilla, shkruan The Sun.
Një zëdhënëse e Ryanair shpjegoi: “Ne kemi pajisje të ndihmës së parë në të gjithë aeroplanët tanë, dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të trajnuar në ndihmën e parë, duke përfshirë edhe ‘ringjalljen’ me defibrilatorë. Nëse ndodh një incident gjatë një fluturimi që kërkon ndërhyrje mjekësore, avioni i ri-drejtohet një aeroporti dhe në të njëjtën kohë një shërbim mjekësor” emergjent “do të urdhërohet të mirëpresë avionin gjatë uljes”.
Nëse është tepër vonë për ndihmë e gjithçka ka marrë fund, trupi vendoset në një rresht sediljesh bosh ose në biznes klas, dhe mbulohet me një batanije, kjo në varësi të kompanisë.
Stjuardesa Annette Long i tha Business Insider: “Unë me siguri do ta mbuloja trupin me një batanije. Ju nuk dëshironi që dikush të shikojë një kufomë. Kjo do të ishte shumë e trishtueshme”.
Një përdoruese rrjetesh sociale, burri i të cilit vdiq gjatë fluturimit, përshkroi përvojën e saj. “Ne ishim në biznes klas dhe ai filloi të flejë, por nuk u zgjua më. Ai qëndroi në vendin e tij i mbuluar me një batanije pjesën tjetër të rrugës, dhe unë qëndroja pranë tij derisa të zbritëm. ”
Ana Ansari përshkroi përvojën e saj me një fluturim 11-orësh nga Frankfurti për në Singapor gjatë së cilës një burrë ndërroi jetë: “Pasi u konfirmua i vdekur, fqinjët e tij u zhvendosën në të tjera sedilje. Ai u mbulua me një batanije dhe fluturimi vazhdoi normalisht.”