Kryesore Rama: Do të dalim më të fortë, edhe pse fatkeqësisht disa prej...

Rama: Do të dalim më të fortë, edhe pse fatkeqësisht disa prej nesh nuk janë më

Kryeministri Edi Rama pas vizitës së personave të lënduar nga tërmeti pati një prononcim për mediat. Kreu i qeverisë deklaroi se dita e nesërme do të jetë ditë zie kombëtare.

Ai theksoi dhe njëherë se shumë shpejt do të mundohet të bëhet e mundur kalimi I persobnave të prekur nga tërmeti në hotele për të pasur një çati mbi kokë.

Edi Rama: “Po punojmë për çfarë vjen nesër. Do të jetë një ditë zie kombëtare. Do të jetë një ditë për të filluar për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve që janë pa çati sot dhe që do të kalojnë natën në tenda dhe për shkak të traumës refuzojnë të futen edhe në palestra sepse nuk përballojnë një tavan në kokë. Kam punuar në këtë drejtim bashkë me kolegët për të drejtuar me shpejtësi një marrëveshje me operatorët turistikë me hotelet në bregdet që tu vendosim një çati personave në nevojë, që duhet të merren, trajtohen, shërbehen, lahen, zhvillojnë një jetë sa më normale në kushte të mira. Kjo nuk është një çështje ditësh, është çështje javësh. Është çështje muajsh”.

Teksa ngushëlloi edhe familjarët e viktimave, kreu i qeverisë bëri thirrje për solidaritet, mirëkuptim dhe durim.

Edi Rama“Paralelisht po punojmë për mekanizmin e solidaritetit europian. Nuk janë vetëm vendet e europës të gatshëm të ndihmojnë. Kemi edhe vende të tjera mike që bisedojmë sepse duhet të rindërtojmë gjithçka. Duhet të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja, të forta dhe koha nuk pret, por ju them të gjithëve duhet solidaritet, mirëkuptim, durim dhe mbase ky është rast i mirë për të kuptuar se kemi bërë shumë gam gam gam dhe jemi mësuar të qahemi dhe të ankohemi duke harruar se jeta është diçka pak më ndryshe gam gami i përgjithshëm. Siç bëmë me të gjitha familjet në Korçë, Ersekë do bëjmë dhe me këto familje. Janë shumë, por çfarë nuk të vret të forcon thoshte Niçja. Ne do të dalim më të fortë nga kjo histori, edhe pse fatkeqësisht disa prej nesh nuk janë më. Fjalët për të ngushëlluar familjet e tyre janë të vështira për t’u gjendur”.