Politika Pse Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës? Basha: Nuk është dita për...

Pse Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës? Basha: Nuk është dita për të drejtuar gishtin

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sërish në Thumanë, ku po zhvillohet operacioni për shpëtimin e një tjetër personi që ndodhet nën rrënoja.

Basha tha për mediat se ka shpresë që një 25-vjeçar të dalë i gjallë, ndërsa falenderoi ekipet e shpëtim-kërkimit dhe gazetarët.

“I inkurajoj të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë nga rrënojat. Kemi shpresë që një djalë 25-vjeçar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do e kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, tha Basha.

I pyetur më tej për shpalljen e gjendjes së emergjencës, Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por sipas tij nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen sot nuk është dita për të drejtuar gishtin por edhe njëherë dua ti bëj thirrje cdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden, falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, edhe Aleanca për Teatrin ka sjellë”, tha kreu i demokratëve.