Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin e Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.
Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë.
Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.
Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura.
Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri.
Ndërkohë, dje Papa Françesku nga Vatikani ka shprehur publikisht afërsinë tij me popullin shqiptarë gjatë momenteve të vështira që po përjeton vendi pas lëkundjeve shkatërrimtare të tërmetit.
Gjatë lutjes së mëngjesit, kreu i Kishës Katolike përshëndeti “popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë që kam dashur të vizitoj. Lutem për viktimat, për të plagosurit dhe familjet. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë”, deklaroi Françesku.