Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
Gjithashtu, Meta shtoi: “E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.