Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme duket se ka sjellë përçarje të reja për Mbretërinë e Bashkuar.
Fitorja bindëse e Partisë Nacionaliste Skoceze ka shtyrë lideren Nicola Sturgeon që të kërkojë një tjetër referendum për shkëputje nga Britania.
Ajo foli ashpër kundër Konservatorëve duke theksuar se nuk kanë të drejtë të nxjerrin Skocinë jashtë Bashkimit Europian.
“Nuk pretendoj se çdo person që votoi SNP, mbështet pavarësinë, por kjo është një mbështetje e fortë për Skocinë që ne të vendosim vetë të ardhmen tonë. Nuk mund të pranojmë një qeveri konservatore të cilën nuk e votuam dhe nuk mund të pranojmë jetën si një komb jashtë Bashkimit Europian. Prandaj referendumi për pavarësi, që ishte në zemër të fushatës së SNP, ka një mandate të rinovuar, rifreskuar dhe shumë të fuqishëm”, deklaroi Sturgeon.