Kuriozitete Shkencëtarët zbulojnë pikën më të thellë të Tokës

Shkencëtarët zbulojnë pikën më të thellë të Tokës

Shkencëtarët kanë zbuluar pikën më të thellë të Tokës. Kjo pikë ndodhet në pjesën lindore të Antarktidës nën akullnajën Denman.

Ky kanion i mbushur me akull është 3.5 kilometra nën nivelin e detit. Luginat janë akoma më të thella në oqean.

Ndërsa pika më e ulët e ekspozuar në Tokë është në breg të Detit të Vdekur, 413 metra nën nivelin e detit. Zbulimi i ri i pikës më të thellë është ilustruar me një hartë të re të kontinentit të Antarktidës.

“Ky është padyshim portreti më i saktë i asaj që gjendet poshtë shtresës së akullt”, tha Dr. Mathieu Morlighem, i cili ka punuar për 6 vjet në këtë projekt.

Pavarësisht këtij zbulimi, në Antarktidë ka akoma zona të mëdha për të cilat ka pak ose aspak të dhëna.