Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tiranë në një samit dyditor ku do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal.
Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi ftesën.
Takimi vjen pas atyre të mbajtur në Novi Sad dhe në Ohër ku në fokus ka qenë mini-shengeni rajonal.
Kryeministri Rama është shprehur më herët se mospjesëmarrja e Kosovës është vetëizolim dhe vetëpërjashtim.
Sot në mbrëmje do të ketë edhe një aktivitet për çështjen e rindërtimit pas tërmetit ndërsa takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë.