Kulturë Jepini një Oscar Brad Pitt-it

Jepini një Oscar Brad Pitt-it

Benedetta Bragadini*

Këtë vit meriton statujën për kryeveprën e Tarantinos, në të cilën konfirmon atë që ne tashmë e dinim: Brad është një personazh i ngjitur në trupin e një ylli.

Ndoshta njerëzit janë të interesuat nëse Brad Pitt dhe Jennifer Aniston duken si versioni i ri i ish-ëve që kanë marrëdhënie të mirë në vigjilje të festës së Krishtlindjes. Apo nëse Brad ka një të dashur të re (a nuk kemi mësuar asgjë nga lidhja Keanu Reeves-Alexandra Grant?). Ose kush kujdeset edhe për grindjet tani shumë të mërzitshme të dinastisë Pitt-Jolie. Por këtu flasim për aktorin Brad, sepse shpesh e harrojmë atë. Dhe sepse tani nuk ka më justifikime: këtë vit ai duhet të fitojë Oskarin si aktor (ai madje ka një statujë në shtëpi si një regjisor 12-vjeçar).

Alison Fillmore nga “BuzzFeed” e thotë shumë mirë, “Pitt është një personazh i ngjitur në trupin e një ylli të filmit”. Brad e demonstron këtë edhe një herë në filmin e fundit të Tarantino, i cili i ka shkruar atij rolin e jetës: ai i Cliff Booth, një arketip i ri i mashkullit me flokë biondë, sy shumë blu, një nofull katrore dhe një trup të skalitur, pra një gjendje të përsosur fizike.

Cliff është i lezetshëm pa provuar të jetë i lezetshëm, me ato çizmet kamosh që tashmë janë një “must have”, xhinse, syze dielli. Ai mund të godasë fytyrën e secilit (përfshirë Bruce Lee).

Karakteri i tij në letër është supi i protagonistit të luajtur nga DiCaprio, por në ekran ai e bën filmin. Jo vetëm për skenën më të bujshme me kraharorë të zhveshur të parë ndonjëherë në kinema (Leo 45 vjeç, 10 vjet më i ri se Brad, nëse ai ëndërron për të). Cliff është çelësi i revizionizmit historik të Tarantino, por edhe kuintesenca e Hollyëood-it të zhgënjyer të fundit të viteve 1960, i cili ka braktisur të gjitha dashuritë dhe shpresën e lavdisë. Ai kurrë nuk do të jetë yll, por të gjithë kanë frikë prej tij, e admirojnë atë.

Cliff është pika natyrore e mbërritjes, evolucioni i të gjithë protagonistëve të shkëlqyeshëm të luajtur nga Pitt deri më tani, një version i rritur dhe i plotë i karakterit të tij më ikonik, Tyler Durden, profeti macho i Fight Club.

Në fund të fundit, Brad e kishte përcaktuar rrugën e tij që nga fillimi me një pjesë të vogël, demonstrim i fjalisë së vjetër se “nuk ka role të mëdha apo të vogla, por aktorë të mëdhenj apo të vegjël”.

Brad ka qenë pjesë e kastit edhe në role të tjera, po në role mbështetëse si në “Tree of Life”, “Burn After Reading”, etj që shpesh  është i rëndësishëm në një film po aq sa protagonisti kryesor. Dhe është më i miri. Na fal Leo, por këtë herë bëjmë tifo për Brad.

*Rolling Stone Italia