Sport Si do të luajë Milani me Ibrahimovic? Këto janë tre skemat

Si do të luajë Milani me Ibrahimovic? Këto janë tre skemat

Përforcimi i parë i Milanit për vitin 2020 është Zlatan Ibrahimovic, i cili do të kthehet me fanellën kuqezi 7 vite e gjysmë pas lamtumirës së tij, më 2012, kur u bashkua me PSG, ashtu si Thiago Silva. Stefano Pioli do të ketë një tjetër alternativë sulmuese në dispozicion. Një lojtar sigurisht i ndryshëm nga ai që mbërriti në vitin 2010 për lëvizshmërinë, por ato që nuk kanë ndryshuar te suedezi janë goditjet dhe fizikaliteti, që Ibra do të sjellë në Milano. Me siguri do të jenë tri qasje taktike, që trajneri mund t’i përdorë për ta shfrytëzuar sa më shumë 38-vjeçarin.

Skema 4-3-3

Deri më tani, skema taktike e zgjedhur nga Stefano Pioli për Milanin ka qenë 4-3-3, me vetëm një referencë sulmuese (pykë) dhe dy lojtarë në “korsi”, por në gjendje të kthehen dhe të hapin krahët… Në këtë kontekst taktik, Ibrahimovic do të ishte padyshim poli i “totemit”, pikë referimi që shpesh humbi në 4 muajt e parë të sezonit për Milanin. Mbështetja nga krahët është shumë e rëndësishme në këtë sistem. Me siguri, Kessié në të djathtë dhe Bonaventura në të majtë do të duhet të marrin anët e suedezit, zgjidhje që deri më tani ishte eksploruar pak për shkak të karakteristikave dukshëm të ndryshme të Piatek dhe Leao. Alternativa në këtë modul përfaqësohet nga Ante Rebic, një mundësi e mirë për t’i dhënë frymë Calhanoglu dhe Suso. Nga ana tjetër, edhe Paquetà përbën një alternativë, edhe pse shpesh shihet si një mesfushor, si në 12 muajt e tij të parë të Milanit.

Skema 4-3-1-2

4-3-1-2 ishte skema e të luajturit të Ibrahimovic nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri, kur Boateng vepronte afër suedezit. Shpesh ekzistonte një lojtar i shpejtësisë dhe teknikës si Robinho apo Pato. Duke ndjekur pikërisht atë ide të lojës, është e imagjinueshme që afër Ibrahimoviç mund të jetë tashmë një lojtar si Rafael Leao, i aftë të sulmojë thellësinë dhe të ndryshojë shumë në frontin e sulmit. Për të përfunduar “tridentin”, valencat e Calhanoglu kanë të ngjarë të rriten; një “10” i natyrshëm, që në Itali luajti pak në rolin e tij ideal për çështje taktike. Në Gjermani, si me Hamburgun, ashtu edhe me Bayer Leverkusen, turku veproi shumë më tepër në qendër, ku ishte në gjendje që shpesh të përfitonte nga aftësitë e tij, siç janë gjuajtjet në distancë dhe të dërgonte shokët e skuadrës në pozita goli. Sidoqoftë, hipotezat e Suso dhe Piatek, gjithashtu, janë të mundshme. Spanjolli tashmë e ka mbuluar këtë rol me Giampaolo në pankinë. Polaku e ka bërë këtë rol në kombëtare, bashkë me Lewandowski, megjithëse në Itali ka luajtur më shpesh si një “pykë” e vetme.

Skema 4-4-2

Dueti Piatek-Ibrahimovic mund të ketë performancë më të mirë në një skemë si 4-4-2, që është e njëjta gjë me të cilën ish-sulmuesi i Genoa mbështet Lewandowski në kombëtaren polake. Në këtë rast, Suso do të gjente hapësirë edhe në korsinë e djathtë, me ngjitjen e Bonaventura më shumë në të majtë. Do të ishte një rikthim në të kaluarën për ish-lojtarin e Atalantës, i cili në Bergamo shpesh luante si një çerek mesfushor. Mesfusha do të mbetej e pandryshuar në këtë rast, me Kessié dhe Bennacer, por Biglia mund të gjente hapësirë edhe pranë algjerianit. Ky modul, gjithashtu, do të lejonte përdorimin e mundshëm të Castillejo, i cili luajti te Villarreal nga jashtë mesfushës, në pozicionin 4, si dhe anësor i sulmit në 4-3-3.