Horoskopi Horoskopi kinez- Kau 2019

Horoskopi kinez- Kau 2019

Kau, që në gjuhën kineze quhet “Niu” është shenja e dytë e horoskopit kinez.

12 shenjat e zodiakut kinez janë: Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.

Kësaj shenje i përkasin personat e lindur në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Karakteristikat e Kaut

Personat e lindur në shenjën e Kaut janë të duruar, por dhe shumë frymëzues për të tjerët. Ata shkojnë mjaft mirë me Gjarprin dhe Gjelin, por shkojnë keq me Delen.

Të lindurit në këtë shenjë janë analitikë dhe konstruktivë, janë persona me këmbë në tokë dhe me shumë vullnet. Ata nuk nxitohen në marrjen e vendimeve. Shpesh herë u pëlqen të mos varen nga të tjerët dhe duan një ambient miqësor pune. Personat e kësaj shenje janë të vendosur, me energji dhe të besueshëm.

U pëlqen të vlerësohen nga të tjerët. Janë shumë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Në marrëdhëniet me të tjerët të lindurit në shenjën e Kaut janë të ndershëm dhe besnikë. Në lidhjet intime u mungon romantizmi, por nëse Kau gjen partnerin e duhur e dashuron marrëzisht. Kau nuk e duron dot mashtrimin, ndaj bëhet shkatërrues për personin që e mashtron.

Personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk e humbasin kohën kot. Njerëzit kanë shumë besim tek të lindurit e kësaj shenje. Në shoqëri ata janë të besueshëm dhe kanë miq të vërtetë. Dallohen për organizatorë të mirë dhe janë shumë të rregullt.

Persona të famshëm në shenjën e Kaut janë Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Paul Newman dhe Clark Gable

Horoskopi kinez i vitit 2019 për Kaun paralajmëron se viti 2019 është një vit i ndryshimeve madhore në personalitetin e të lindurve në shenjën e Kaut dhe ballafaqimi me shumë aspekte personale dhe profesionale.

Në vitin 2019, ata që kanë lindur në shenjën e Kaut do të kalojnë një periudhë të qetë, pas një kohe të gjatë që nuk kanë gëzuar siç kanë dashur vetë ata, të mbushur me paqe, qetësi dhe mirëqenie edhe në marrëdhënien në çift dhe në çdo marrëdhënie tjetër të rëndësishme.

Moto:Ju duhet të punoni më shumë në 2019-n!

Paratë dhe Financat

Si Kau ashtu edhe Derri janë kafshë fermash, të cilat ndajnë të njëjtin territor dhe nuk kanë arsye për ta urryer njëri-tjetrin ose nuk janë rivalë. Kjo gjë e bën më të mirë vitin 2019 dhe ky do të jetë viti i mbarë.

Në vitin 2019, puna e vështirë, qetësia dhe natyra e të lindurve në shenjën e Kaut do të ketë begati të pasur dhe arritje të rëndësishme, për aq kohë sa Kau largohet nga kokëfortësia e tepruar.

Gjatë vitit të Derrit të Tokës 2019, të lindurit në shenjëne Kaut kanë mundësi të bëhen të njohur, të jenë në qendër të vëmendjes, të shprehin bindshëm interesat dhe idealet e tyre.

Ata gjithashtu pritet të marrin pjesë në aktivitete të shumta shoqërore dhe të krijojnë miqësi të reja. Megjithatë, nëse nuk heqin dorë nga konservativizmi i tyre karakteristik, nëse nuk përpiqen të jenë në të njëjtën gjatësi vale me rrethanat dhe me njerëzit e rinj, ata do të mohojnë vetes disa avantazhe të rëndësishme.

Për më tepër, është e nevojshme të jenë sa më fleksibël që të jetë e mundur dhe të bëjnë kompromise, për t’iu larguar betejave joproduktive.

Ata duhet të përqëndrohen në planet ambicioze afatgjata në mënyrë profesionale dhe të tregohen këmbëngulës dhe të gatishmëm për të bashkëpunuar me njerëzit rreth tyre.

Dashuria

Falë mirëkuptimit midis derrit dhe kaut, ai do ta vendosë themelin e një marrëdhënieje të re dashurie, duke qëndruar nën shenjën e një tërheqjeje të ndërsjellë intensive, marrëdhënie që mund të lined nga një rreth shoqëror .

Ndërsa ata të cilët janë tashmë në një marrëdhënie dashurie do ta forcojnë atë më shumë gjë që mund të shkojë në martesë. Ndërsa ata të martuarit mund të bekohen me lindjen e një fëmije të shumëpritur.

Të lindurit në shenjën e Kaut përputhen mirë me të lindurit në shenjën e Gjarpërit. Ata do të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer si në dashuri dhe në biznes. Do ta plotësojnë njëri-tjetrin mrekullisht në të gjitha nivelet.

Por ata nuk përputhen mirë me Dhinë. Në parim, ata kanë interesa të përbashkëta, por jeta mund t’i heqë ato nëse zgjedhin rrugë të ndryshme dhe nëse nuk ofrojnë mbështetje për njëri-tjetrin.

Për një jetë familjare më harmonike ata duhet ta kenë dhomën e ndenjes, në jug. Edhe për ata të cilët janë në kërkim të një partneri jete besnik dhe të dashur dhoma e ndenjes duhet të jetë nga jugu.

Shëndeti

Edhe pse në Vitin e Derrit të Tokës 2019, të lindurit në shenjën e Kaut duket se kanë një shëndet hekuri, është e domosdoshme të kenë kujdes kundër kurthit të depresionit ose disa reagime ekstreme emocionale dhe të bëjnë kontrolle periodike mjekësore. Është gjithashtu e nevojshme t’i kushtoni vëmendje sidomos problemeve me sistemin e frymëmarrjes, fytin dhe stomakun.

Të lindurit në shenjën e kaut në vitin 2019 do kenë tendencë për të ngrënë më tepër, prandaj do të ishte më mirë që ata të mbajnë dietë që nga fillimi i vitit të ri kinez dhe të merren me sport po pa mbingarkuar sistemin e tyre kardiovaskular.