Papa Francesku i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të ndjekin rrugën e dialogut e vetëpërmbajtjes për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Ndërhyrja e parë direkte e kreut të Selisë së Shenjtë erdhi në fjalimin vjetor, të njohur si “Gjendja e Botës”, për ambasadorët e akredituar në Vatikan.
“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme pas rritjes të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Prandaj ripërtërij thirrjen time për të gjitha palët e interesuara, që të shmangin përshkallëzim të konflikti dhe të mbajnë të ndezur flakën e dialogut e vetëpërmbajtjes”, deklaroi Bergoglio.
Për kardinalët nga 180 shtete, Papa argjentinas tha se tensionet rrezikonin komprometimin e procesit gradual të rindërtimit të Irakut, dhe krijonin kushtet për një konflikt të gjerë, të cilin siç tha, të gjithë duan të shmangin.