Ka disa shenja zodiaku që nuk janë shumë të mira në menaxhimin e nervave. Zemërimi i tyre i fortë, temperamenti aq i zjarrtë dhe prirja e tyre për t’u nxituar ose të folurit pa menduar gjatë, i bëjnë ato vërtetë të pakrahasueshme.
Por cilat janë këto shenja që nuk i kontrollojnë dot nervat?!
Dashi– Janë të parët në këtë listë! Ankthi, padurimi, impulsiviteti, energjia dhe egoizmi që kanë, i dallojnë nga të tjetër.
Shigjetari– Janë nga ata persona që marrin flakë shumë shpejt… Lënia në mes e debateve kur nxehen, është tipari që i dallon fare lehtë.
Ujori– Ju duken njerëz të qetë? Në fakt nuk janë. Edhe kjo shenjë nuk di ta mbajë në kontroll inatin, stresin dhe shpesh flasin para kohe, pa u menduar dy herë.
Binjakët– Sigurisht që kësaj liste nuk kishte sesi t’i mungonin binjakët… Janë të shkathët, kuriozë… por mos u mashtroni nga ëmbëlsia e tyre. Nëse dikush apo diçka i nervozon, e kanë tejet të vështirë të ruajnë qetësinë dhe të mos ua thonë në sy atë që mendojnë, e shpesh i shohim duke folur me tone të larta.