Presidentja e Këshillit Shtetëror Ekaterini Sakellaropoulou, me gjasë mund të jetë gruaja që do marrë drejtimin e Presidencës së Greqisë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi të mërkurën mbrëma se Sakellaropoulou është një kandidate presidenciale në emër të qeverisë në detyrë.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai theksoi se kjo politikane është e njohur në skenën ndërkombëtare dhe se qeveria ka vendosur ta nominojë atë si kandidate për gruan e parë që drejton vendin.
“Unë mendoj se është koha që pozicioni më i lartë në vend të merret nga një grua. Ende ekziston një larmi diskriminimi ndaj grave në shoqërinë greke. Në fillim të shekullit XXI, një gruaje greke t’i jepet një vend i lartë në shoqëri e që asaj i përket”, tha kryeministri grek.
Ndërsa nga opozita nuk është shpallur ende një emër kandidat.
Zgjedhjet presidenciale greke janë të natyrës indirekte dhe mbahen në parlamentin e këtij vendi, i cili ka gjithsej 300 deputetë.
Zgjedhjet presidenciale të Greqisë pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit, me mandatin e presidentit aktual Propisus Pavlopoulos që përfundon më 15 shkurt.