Gjykata e Tiranës ka liruar 4 të akuzuarit për dosjen “Toyota Yaris”. Gjyqtari Lazër Sallaku vendosi “detyrim paraqitje” për Alban Mollaymerin, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika, që ndodheshin në paraburgim.
I njëjti vendim u dha për dy kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi, të cilët ndodhen në arrati.
Më 3 Dhjetor e vitit të kaluar Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi masën ndaj këtyre personave, nga arrest shtëpie, në arrest me burg.
Pas shkrirjes së kësaj gjykate dosja kaloi në Gjykatën e Tiranës që dha sot për 6 të pandehurit, masën detyrim paraqitje duke rrëzuar akuzat për grup kriminal.
Në Qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në një mjet Toyota Yaris që vinte nga Belgjika.