Ajo u lind me 1 qershor të vitit 1926 në Los Angeles në Kaliforni, me emrin Norma Jeane Mortenson dhe më pas u pagëzua si Norma Jeane Baker, emër ky që aktorja do ta ndërronte në Marilyn Monroe në fillimet e karrierës së saj dhe që do të personifikonte bukurinë femërore për breza me radhë.
Bukuroshja bionde u gjet e pajetë me 5 gusht të vitit 1962. Por a ishte një aksident nga overdoza e drogës apo diçka më ogurzezë? Zyrtarisht u tha se ajo mund të kishte vrarë veten…ndërkohë që u shtuan pikëpyetjet rreth vdekjes së saj. Madje disa e lidhnin atë me marrëdhëniet romantike që përflitej se kishte me presidentin John F. Kennedy dhe vëllain e tij Robertin. Pati edhe thënie që lidheshin me mafian, pavarësisht se asnjë teori nuk është konfirmuar deri më sot.
Marilyn luajti në 23 filma që nga viti 1950. Vajzës së artë i arrinin deri pesë mijë letra në javë nga adhuruesit. Interpretimet në skenë e renditën atë përkrah aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit. Marilyn kishte cilësinë që të dehte me seksualitetin e saj vullkanik, por që e shprehte thuajse me pafajshmërinë e një fëmije.
Kur kjo bjonde magjike joshte audiencat si në filmin “Zotërinjtë Preferojnë Bjondet”…askush nuk do ta kishte imagjinuar se ajo do të kishte një fund tragjik. Talenti i saj komik dhe momentet që nuk harrohen nga interpretimet e saj kinematografike e bëjnë atë një ikonë legjendare. Ndër to, skena kur bukuroshja qëndron mbi tunelin e një metroje dhe era që i valvit fustanin e saj të bardhë…janë imazhe të paharrueshme nga të gjithë.
Më poshtë janë 21 thëniet më të bukura të Marilyn Monroe për të ju frymëzuar edhe ju të shkëlqeni.
20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe
1- Buzëqesh, jeta është e bukur dhe në të ka shumë arsye për të buzëqeshur.
2- E papërsosura është e bukur, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh qesharak sesa i mërzitshëm.
3- Po të kisha zbatuar të gjitha rregullat, nuk do të kisha marrë asgjë.
4- Fakti se ju dështuat një herë nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.
5- Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi.
6- Për të gjitha vajzat që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.
7- Karriera është e mrekullueshme, por ti nuk mund të puthesh me të në një natë të ftohtë.
8- Një vajze nuk i duhet askush që nuk ka nevojë për të.
9- Kur vjen puna për ta, le të mendojnë çfarë të duan. Nëse ata shqetësohen aq sa të mërziten për atë që bëj unë, atëherë unë jam më mirë se ata.
10- Ndonjëherë gjërat e mira largohen që gjëra më të mira të mund të bashkohen.
11- Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është budallallëk. Po ashtu dhe pendimi.
12- Gjërat shkojnë edhe keq kështu që çmojini kur janë mirë.
13- Ndonjëherë ju duhet të vendosni kurorën për t’i kujtuar ata se me kë kanë të bëjnë.
14- Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni te vetja. Sepse në qoftë se nuk e bëni ju, atëherë kush do ta bëjë, e dashur?
15- Dëshira për tu bërë dikush tjetër është humbja e asaj që je.
16- Poshtë makeup-it dhe pas buzëqeshjes sime, unë jam thjesht një vajzë që lufton për botën.
17- Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.
18- Bëje një femër të qeshë dhe dije se ajo do bëjë çdo gjë për ty.
19- Unë nuk ndalem kur lodhem. Ndalem kur realizohem.
20- Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër. Kështu duhet të ndihen gjithë femrat.
21- Një vajzë e zgjuar të puth pa të të dashur, të dëgjon pa të të besuar dhe largohet nga ty përpara se ti të largohesh prej saj.