Këshilli i Shtetit ka vendosur së fundmi ruajtjen me eskortë në rastin e makinave të pambrojtura, për kolonelin e karabinierëve, Sergio De Caprio, i njohur ndryshe si “Capitano Ultimo”, i cili arrestoi kreun e mafies Toto Rina. Palazzo Spada pezulloi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës administrative të Lazio, që kishte rrëzuar kërkesën e De Caprio për të pezulluar aktin që i hiqte atij shërbimin e mbrojtjes që i ishte vendosur nga Ministria e Brendshme.
Vendimi u mor në mbledhjen e tretë të Këshillit, të kryesuar nga Franco Frattini dhe do të diskutohet më 20 shkurt të 2020 ku dhe do të vendoset përfundimisht për këtë çështje.
Në arsyetim, Këshilli i Shtetit solli në vëmendje një nga episodet e fundit ku koloneli De Caprio ishte kërcënuar përmes një zarfi, të cilin edhe Gjykata Administrative e vlerësoi si “shqetësues”.
Pak ditë më parë vetë koloneli De Caprio shkroi vetë në faqen e tij të Facebook pas vendimit të Gjykatës së Lazio se “Nga sot të godasësh kapitenin Ultimo do të jetë më e lehtë për të gjithë.”
“Nga sot Cosa Nostra e ka më të lehtë të vrasë Kapitenin Ultimo”