Bota Gjithçka që duhet të dini për koronavirusin: Prejardhja, si përhapet dhe çfarë...

Gjithçka që duhet të dini për koronavirusin: Prejardhja, si përhapet dhe çfarë pritet të ndodhë

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një takim emergjent në Gjenevë të mërkurën për të diskutuar mbi misterin e përhapjes së koronavirusit në Kinë, e cila mund të kthehet në epidemi. Në përfundim, u vendos që është ende shumë shpejt për të marrë një vendim, nëse është apo jo një emergjencë shëndetësore globale.

Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset janë një familjet e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje respiratorë ashtu si e ftohura e zakonshme. Shumica e njerëzve preken nga koronaviruset në një pikë të jetës së tyre, por simptomat janë të moderuara. Në disa raste, viruset mund të shkaktojnë sëmundje të traktit respirator të poshtëm, si pneumoni dhe bronkit. Këto viruse janë të zakonshme në botën e kafshëve, por njihen vetëm një numër i vogël i tyre që prekin dhe njerëzit. Radhë ndodh që koronaviruset mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit. Këto janë rastet e MERS dhe SARS.

Sa njerëz janë infektua nga virusi i ri?

Deri tani janë shënuar të paktën 56 viktima, kurse 1975 persona të tjerë janë të infektuar. Përveç Kinës, ka dhe 18 raste në vende të tjera, ndërsa në Francë janë shënuar tri rase duke konfirmuar praninë e koronavirusit në Evropë. Ndërkohë, Hong Kongu ka pesë raste të konfirmuara, Tajvanin tre, dhe Makao dy. Janë 18 raste jashtë Kinës, me katër në Tajlandë, tre në Singapor, dy në Vietnam, Korenë e Jugut, Japoni, dhe SHBA, dhe një në Nepal.

Nga ka ardhur virusi?

Virusi i ri që tani quhet “2019-nCoV”, është përhapur fillimisht në Wuhan. Ka dyshime se përhapja e koronavirusit ka nisur nga higjiena e munguar në marketet ku shiten kafshë të gjalla si dhe në dyqane ku tregtohet peshk. Sipas autoriteteve kineze nga 31 dhjetori deri më 22 janar, janë shfaqur të paktën 600 raste me koronavirus, ku 100 prej tyre janë dërguar për trajtim në spital. Sipas disa shkencëtarëve, origjina e virusit është nga gjarpri. Bëhet fjalë për dy gjarpërinj që janë të zakonshëm në pjesën juglindore të Kinës aty ku u përhap virusi. Por, një studim i tillë është kritikuar nga ekspertët duke thënë se nuk është e qartë nëse koronaviruset prekin gjarpërinjtë.

A përhapet virusi mes njerëzve?

Po, në disa raste të kufizuara. Por, rruga e parë e transmetimit të virusit është nga kafshët tek njeriu. Një person mund ta marri virusin nga ajri (kollitja dhe teshtima), nga kontakti i afërt, nga prekja sipërfaqeve të objekteve që janë prekur nga persona të infektuar dhe më pas me duar prekni gojën, hundën apo sytë para se t’i lani.

A mund të shkaktojë virusi epidemi?

Në mënyrë që ky virus apo dhe viruse të tjera të shkaktojnë epidemi në popullatë, duhet të ketë tri gjëra: Infektim të gjerë, përsëritje tek njerëzit dhe përhapjen mes njerëzve. Deri tani është raportuar se, kalimi i virusit mes njerëzve është në numër të kufizuar, por ende janë duke u kryer verifikime.

Cilat janë simptomat e koronavirusit të ri? Si kurohet?

Virusi në shumë raste, shkakton pneumoni dhe sindromë akute të rrugëve të frymëmarrjes si dhe pushim të funksionit të veshkave. Ndërsa shenjat e përgjithshme të virusit janë grip, kollë dhe probleme me frymëmarrjen. Deri nuk ka një trajtim specifik për infeksionin e koronavirusit dhe shumica e njerëzve shërohen vetvetiu. Si pjesë e trajtimit përfshihet pushimi dhe ilaçe për lehtësimin e simptomave.

Çfarë mund të parandalojë përhapjen?

Kina ka izoluar Wuhan-in bashkë me 12 qytete të tjera duke mbajtur në karantinë rreth 56 milionë persona, ndërsa vendet e tjera po kontrollojnë në mënyrë të rreptë udhëtarët që vijnë nga Kina. Aeroportet në SHBA dhe shumë vende të tjera kalojnë kontrollojnë të gjithë pasagjerët për të parë nëse janë të infektuar.

Çfarë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme?

Ashtu siç ka ndodhur në dy rastet e fundit të viruseve MERS dhe SARS, pritet që të përhapet në një numër të kufizuar njerëzish nga kontakti mes tyre.

Si mund të mbroheni veten dhe të tjerët?

Nëse udhëtoni në Kinë, duhet të shmangnin kontaktin me njerëz të sëmurë si dhe kontaktin me kafshë të gjalla dhe të ngordhura, apo tregjet e kafshëve dhe produkteve të mishit. Duhet të lani duart shpesh me ujë të rrjedhshëm për të paktën 20 sekonda. Nëse jeni të prekur nga virusi atëherë duhet të izoloheni në shtëpi dhe të mbani maskë në fytyrë.

Jo arsye për panik?

Kundër virusit nuk ka vaksinë apo terapi të posaçme për trajtimin e tij, simptomat mund të zbuten me ilaçe. Sipas vlerësimit të ekspertëve, kjo sëmundje e re zhvillohet në shumicën e rasteve butë, nganjëherë edhe pa asnjë simptomë. Në shumicën e rasteve të vdekjeve të regjistruara në Kinë, sipas stadit të deritanishëm, shumica kanë qenë pacientë të moshuar me sëmundje të rënda paraprake. Virusi ri është shumë i afërt me virusin që shkaktoi epideminë sars në vitet 2002-2003.