Aktualitet The Independent: Pas boshnjakëve, shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë

The Independent: Pas boshnjakëve, shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë

E përditshmja britanike The Indipendent ka publikuar një hartë ku tregohen popujt që emigrojnë më shumë në Europë. Në hartë tregohet se populli shqiptar zë vendin e dytë në renditje.

Në hartë tregohet gjendja ku ndodhet emigracioni në ditët e sotme.

Vendin e parë e mban Bosnje Hercegovina me 43.3 % të popullsisë së larguar ose 1.6 milion njerëz dhe fill pas saj vjen vendi ynë me 38.8% ose rreth një milion banorë që kanë vendosur të jetojnë jashtë kufinjve për një jetë më të mirë.

Fluksi i shtuar gjithnjë e më tepër i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani shënoi kulmin e saj përgjatë viteve 2014 dhe 2015.

Aplikimet e tyre ia kanë kaluar edhe aplikimeve të sirianëve.

Kështu autoritetet e vendeve në Europë u detyruan të ndryshonin edhe procedurat e riatdhesimit të azilkërkuesve, ndërkohë që edhe Maqedonia po përballet me një numër të lartë të njerëzve që kërkojnë riatdhesim ose azi që vjen fill pas Shqipërisë me 24.8%.

Sipas renditjes në hartë, Shqipëria dhe Maqedonia ndiqen nga Portugalia me 22.3%, Mali I Zi me 22.1% Moldavia me 21.8 % dhe Kroacia me 20.4%.

Ndërsa Lituania dhe Irlanda jane thuajse në të njëjtat nivele ndërsa Rumania renditet në vend të dhjetë me 17.5% të njerëzve në emigracion.

 

emigrants-2015-percentages.jpg