Këshilli Lartë i Prokurorisë emëron prokuroren e re të SPAK. Ajo është Doloreza Musabelliu, e cila pasi kaloi shkallën e parë të vetting-ut. Ndaj saj Komisioneri Publik nuk ankimoi vendimin e KPK duke e kaluar figurën e saj si të pastër për të vijuar garën si prokurore.
Me shumicë votash Këshilli votoi “Për emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi. Vendimi niset direkt në Presidence, ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin sot në mesditë.
Deri tani SPAK kishte 8 anëtarë të emëruar me mandat të plotë, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani, si dhe 2 të tjerë të komanduar me mandat 1-vjeçar, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.