Bota Boris Johnson: Ky është agimi i një epoke të re

Boris Johnson: Ky është agimi i një epoke të re

Agimi i një epoke të re e ka konsideruar kryeministri britanik Boris Johnson zyrtarizimin e Brexit.

Këtë konsideratë ai e dha nga Sunderland, qyteti simbol i referendumit të 2016, në veri të Anglisë.

“Sonte nuk shënojmë fundin, por fillimin e një momenti agimi. Është koha që Britania e Madhe dhe populli britanik të bashkohen për të shkuar përtej”, theksoi Johnson.

Puna jonë si qeveri, puna ime, është që ta ribashkojmë këtë vend dhe ta çojmë përpara. Gjëja më e rëndësishme për të thënë është se kjo natë nuk shënon një fund, por një fillim”, përfundoi kryeministri britanik.