Bota Sturgeon: Skocia kërkon pavarësi nga Londra, duam të rrimë në Europë

Sturgeon: Skocia kërkon pavarësi nga Londra, duam të rrimë në Europë

“Një moment trishtimi i thellë për shumë njerëz në Britaninë e Madhe dhe veçanërisht për shumë skocezë, të cilët ndryshe nga shumica e gjithëve britanikëve votuan kryesisht kundër Brexit-it në referendumin e vitit 2016”, deklaroi kryeministrja Nicola Sturgeon, në një fjalim në Edimburg.

Në këtë fjalim Sturgeon përsëriti qëllimin e shkëputjes nga Londra, ndërkohë që mbeti e kujdesshme në strategjinë dhe mjetet për arritjen e këtij synimi.

Numri një i SNP-së foli për një ndjenjë zemërimi në Skoci, ku shumica votuan të qëndrojnë në BE dhe tani ajo vetëm mund të shpresojë ta shohë të respektuar këtë vote vetëm  përmes pavarësisë.

Sipas kryeministres, mbetet beteja për një referendumi të dytë të shkëputjes, pas atij të humbur në vitin 2014.

“Ne kemi mandatin nga votuesit dhe parlamenti skocez për një referendum, tani detyra jonë është të bindim shumicën e njerëzve në Skoci për ta zgjedhur atë”, theksoi ajo.