Yuri Kim vijon turin e prezantimit te saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Ambasadorja amerikane ishte sot në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ku ka takuar ministren Belinda Balluku.
“Me kënaqësi prita në MIE ambasadoren e re të SHBA, Znj. Yuri Kim. Krijimi dhe promovimi i oportuniteteve për investitorët amerikanë, përmes proceseve transparente dhe të vendosura në kuadër të qartë ligjor, bashkëpunimi i ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë, që MIE mbulon, si dhe partneriteti thelbësor me SHBA për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe faktorizimin e Shqipërisë përmes infrastrukturës kritike në nivel rajonal, ishin temat kryesore të këtij takimi të parë, mjaft të frutshëm. Jam besimplotë se në të ardhmen Ambasadorja Kim do të japë mbështetje të rëndësishme për politikat prioritare të zhvillimit, jo vetëm në infrastrukturë dhe energji por dhe në fushat inovative si teknologjia dhe siguria kibernetike”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.