Extra “Dashuria nuk njeh moshë”, egjiptiani 35-vjeçar tregon romancën me anglezen 80-vjeçare

“Dashuria nuk njeh moshë”, egjiptiani 35-vjeçar tregon romancën me anglezen 80-vjeçare

Një burrë egjiptian, i cili po planifikon të martohet me të dashurën angleze 80-vjeçare, ka folur për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien e tij.

Në deklarata për “Daily Mail”, Mohamed Ahmed Irbriham tha kështu për lidhjen e tij me pensionisten Iris Jones, e cila është 20 vite më e madhe sesa mamaja e tij: “Kur një burrë dashuron një grua, nuk ka rëndësi se sa vjeç është ajo ose çfarë pamje ka. Mua më intereson se çfarë njeriu është ajo. Është shumë e zgjuar dhe është zemërbardhë. Duket e çuditshme të martohesh me dikë që është 20 vjet më e madhe se nëna jote, por kjo është dashuria”.

Në një televizion britanik, vetë 80-vjeçarja u shpreh e bindur se 35-vjeçari nuk po martohet me të për pasurinë, pasi ajo jeton me një pension prej 800 sterlinash në muaj.

Ajo ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Vetë Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë pasi lumturia nuk blihet me para. Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata e kanë paralajmëruar mamanë, por ajo i ka siguruar se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.