Në Turqi ka nisur një hetim i pavarur kundër deputetit grek, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin turk në PE, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga prokuroria e Ankarasë thuhet se ka nisur një hetim kundër Lagos i cili grisi flamurin turk gjatë një fjalimi të mbajtur në seancën mbi “situatën humanitare në ishujt grekë” të zhvilluar dje në Bruksel nga Asambleja e Përgjithshme e PE-së.
Kundër Lagos do të zhvillohet një hetim i pavarur me akuzën “Poshtërimin e simboleve të sovranitetit shtetëror” të përcaktuar në nenin 300 të kodit penal turk.