Shëndet Urgjenca botërore, mjeku Tritan Kalo: Jo panik, të vlerësojmë seriozisht çdo rast

Urgjenca botërore, mjeku Tritan Kalo: Jo panik, të vlerësojmë seriozisht çdo rast

Nga Tritan Kalo

JO PANIK… KTHJELLTËSI, VIGJILENCË kliniko-epidemiologjike, KOMUNIKIM i qartë dhe mbi fakte reale, PROFESIONALIZËM dhe jo-jo POLITIZIME të pavenda… KTHJELLTËSI për arsye se mbrëmë WHO/OBSH njoftoi përcaktimin e situatës epidemiologjike në lidhje me CORONAVIRUSIN e ri si një “Urgjencë mbarëbotërore” (“Global Emergency”), nisur nga fakte konkrete të shtrirjes së këtij infeksioni përtej vatrës fillestare të tij, qytetin Wuhan, Kinë…

Një situatë e tillë u shpall edhe në kohën e SARS-CoV (nëntor 2002 – korrik 2003), kur ky infeksion me pikënisje Hong-Kongun preku mbi 27 vende të botës, duke shkaktuar 8437 të sëmurë dhe 774 vdekje. Në atë kohë në Itali u diagnostikuan 4 (katër) raste me të sëmurë nga SARS-CoV dhe në Rumani 1 (një) i tillë, por që të gjithë u shëruan… Po mbrëmë në kryeqytetin e Italisë, Romë, dy qytetarë kinezë të ardhur aty ditë më parë nga Wuhan, diagnostikohen të prekur nga ky virus i ri sëmundje shkaktues, dhe ata shtrohen në spitalin infektiv të qytetit…

Një fakt i tillë na detyron të rrisim shkallën e VIGJILENCËS epidemiologjike për të evidentuar si mjek, si administratë publike dhe jo vetëm nëse punojmë në sektorë, që merren me pranimin në territorin tonë të udhëtarëve, të cilët në rrugë ajrore, detare apo tokësore hyjnë te ne, për të qenë më kërkues në informimin në lidhje me pikënisjen e kohën e rrugëtimit të tyre për në Shqipëri… Në rrafshin klinik si profesionistë të kujdesit parësor, dytësor e terciar të vlerësojmë seriozisht çdo rast me GRIP, si një rrezik më konkret në këto çaste të rritjes së aktivitetit gripal në vendin tonë…

GRIPI dhe CORONAVIRUS kërcënon në veçanti individët me sëmundje bashkëshoqëruese (co-morbozitete), dhe rrezikon jetën e tyre për shkak të ndërlikimeve respiratore dhe jo vetëm… UDHËTIMET jo të domosdoshme jashtë vendit, GRUMBULLIMET e panevojshme publike, DYNDJA në poliklinika dhe spitale për arsye jothelbësore, të cilat shtojnë kontaktet me individë të prekur nga VIROZAT e stinës dhe GRIPIN, janë veprime detyrimisht të evitueshme për të gjithë NE… KOMUNIKIMI dhe INFORMIMI në kohë reale për çdo gjë që duhet ditur nga publiku, dhe jo për PROTAGONIZËM apo për TEORIZIME konspirative të kota, daravit çdo re që krijohet në jetën praktike të qytetarëve të këtij vendi…

Koha si dhe situata të ngjashme kanë treguar se PROFESIONISTËT tanë të Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, e kanë përgatitjen e duhur teorike dhe praktike për t’u përballur me të sëmurë të tillë… Vendi dhe populli janë PROFESIONISTËT dhe jo POLITIKANËT, ata që e zhvillojnë si dhe sa duhet, sepse “PUNË ka, por edhe PROFESIONISTËT nuk u i mungojnë” këtij vendi, për t’i kryer ato në kohën e duhur… Andaj NGA TË GJITHË kërkohet më shumë MIRËKUPTIM, MIRËBESIM dhe MIRËVLERSIM për punën dhe përkushtimin e tyre profesional dhe qytetar.

*Ky shkrim është marrë nga profili i mjekut në profilin e tij në “Facebook”.