Aktualitet Operacioni delikat/ Mbërrin në Ankara avioni nga Kina me studenten shqiptare (FOTO)

Operacioni delikat/ Mbërrin në Ankara avioni nga Kina me studenten shqiptare (FOTO)

Në Ankara ka mbërritur avioni ushtarak që transportoi 42 persona, përfshirë edhe shtetasen shqiptare Silva Doçi, të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës për shkak të koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni transportues ushtarak A400M i Forcave të Armatosura të Turqisë i shndërruar në ambulancë për operacionin e evakuimit të planifikuar nga Ministria turke e Shëndetësisë pas operacionit të evakumit që ka zgjatur rreth 32 orë në kuadër të masave të marra është pozicionuar në pjesën më të largët pas hangareve në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara.

Për të pritur aeroplanin për palën shqiptare, krahas ministrit të Shëndetësisë turk dhe atij azerbajxhanas, ndodhej ambasadori shqiptar Kastriot Robo.

Në avionin e evakuimit përfshirë ekuipazhin, personelin teknik dhe shëndetësor ndodheshin gjithsej 62 persona, prej të cilëve 42 udhëtarë të përbërë nga 32 turq, 6 azerbajxhanas, 3 gjeorgjianë dhe një shtetase e Shqipërisë. Personat e evakuuar do të dërgohen në spitalin Dr. Zekai Tahir Burak në Ankara me 17 ambulanca.

Avioni dhe materialet në avion do t‘i nënshtrohen procesit të pastrimit nga ekspertë kimikë, biologë, radiologë dhe bërthamorë (KBRN) të Komandës së Forcave Ajrore. Procesi i pastrimit nga brenda dhe jashtë avionit do të kryhet me përdorimin e kimikateve dhe pajisjeve të veçanta nga personeli i pajisur me maska gazi dhe veshje të KBRN-së. Më pas në çadrën e dekontaminimit të KBRN-së do të bëhet procesi i pastrimit të një e nga një të personelit të avionit.

Personat e evakuuar do të mbahen nën vëzhgim për 14 ditë në dhoma teke në spital ku dhe do të kryhen kontrollohen çdo tre ditë. Ushqimet dhe të gjitha shërbimet do të ofrohen me produkte njëpërdorimëshe të cilat pas përdorimit do të vendosen në qese të veçanta dhe do të vlerësohen si mbetje mjekësore.

Në kuadër të operacionit të evakuimit të planifikuar nga Ministria turke e Shëndetësisë, avioni ushtarak A400M i Forcave Ajrore Turke, përfshirë 2 ekspertë për infeksione, 4 infermierë për kontrollin e infeksioneve u nis dje në orën 12:05 sipas kohës lokale drejt qytetit Wuan të Kinës. Në avion u transportuan gjithashtu edhe ndihma me pajisje mjekësore për Kinën.

Avioni ushtarak transportues i shndërruar në ambulancë mbërriti në orët e natës në qytetin Wuhan. Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e ekspertëve shëndetësorë udhëtarët hipën në avion i cili në orët e para të mëngjesi u nis nga Kina drejt Turqisë.