Kuriozitete Supersticiozët të kenë kujdes! Dita e nesërme është e veçantë

Supersticiozët të kenë kujdes! Dita e nesërme është e veçantë

Nesër data është: 02. 02. 2020 dhe është e veçantë.

Kjo jo vetëm për faktin se përbehet vetëm nga numrat zero dhe dy, por edhe për mënyrën e leximit.

Këtë datë, nëse e lexoni nga e majta në të djathtë apo edhe anasjelltas është njësoj.

Këto data quhen palindrome dhe për t’u përsëritur duhet të presim vitin 2092.

Në 29 shkurt të vitit 2092 do të kemi sërish një ditë palindrome. (29.02.2092)

Kuriozitetet që lidhen me këto ditë janë të shumta, por njerëzit besojnë se shifrat palindrome nuk u sjellin aspak fat.

Ata që janë supersticiozë në data të tilla zgjedhin të heqin dorë nga të gjitha angazhimet dhe thjesht ngushëllojnë veten.

Hera e fundit që ka pasur një ditë të tilla ka qenë 909 vite më parë.

Më 11 nëntor të vitit 1111, kemi pasur një rast të tillë.