Bota Media shtetërore tha se ka vdekur, por doktori që dha i pari...

Media shtetërore tha se ka vdekur, por doktori që dha i pari alarmin për koronavirusin është gjallë

Doktori kinez i cili ishte nga të parët që dha alarmin për koronavirusin në Wuhan është në gjendje kritike për jetën dhe nuk ka vdekur, siç raportoi media shtetërore kineze disa orë më parë.

Spitali ku është shtruar ka bërë me dije se 34-vjeçari Li Wenliang është në gjendje kritike.

“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, lexohet në njoftimin e spitalit.

Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.

Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve WeChat se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit. Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia. Më pas atij iu kërkua falje.