Sport Real Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit

Real Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit

Surprizë ka qenë ndeshja e enjtes, e vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë, në të cilën Reali i Madridit u eliminua nga Real Sociedad.

Miqtë fituan me rezultatin final 4-3 ndaj Los Blancos, të cilët erdhën në këtë ndeshje me ndryshime të shumta në formacionin bazë.

Edhe pse nuk konsideroheshin si favoritë në këtë ndeshje, lojtarët e Sociedad u impenjuan maksimalisht duke shënuar 4 herë në portën e Madrid që mbrohej nga Areola, duke kaluar kështu në fazën gjysmëfinale.

Pas kësaj ndeshje duket se fokusi i madrilenëve do të përqendrohet te Kampionati dhe Champions League.