“Pyetja që vret”, që drejtuesi di “Zonë e Lirë”, Arian Çani kishte rezervuar mbrëmjen e kësaj të premteje për ish-kryeministrin Sali Berisha, ishte nëse beson se do të mbetet në histori.
Plot bindje, Berisha tha se nuk kishte punuar në asnjë moment të vetëm për histori.
Arian Çani: Doktor Berisha, 10 ditë më parë ti mbushe 75 vjet. Të gjithë duam të dimë, a beson se një ditë do të mbetesh në histori?
Sali Berisha: Ajo çka mund të them të gjithë atyre që po na ndjekin në mënyrë absolute nuk kam punuar qoftë një orë, apo ditë të vetme për histori.