Politika A do të tentojë sërish të marrë selinë e PD? Berisha: Ja...

A do të tentojë sërish të marrë selinë e PD? Berisha: Ja kur do t’i rikthehemi betejës

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk heq dorë nga marrja e selisë së Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se logoja e Lulzim Bashës është e burgosur.

Berisha tha në Syri Tv se beteja për selinë e PD do të vazhdojë pas zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

“Çdo demokrat e sheh si jnë logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë. Ne betejën do ta vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet. Por këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës. Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”, u shpreh Berisha.